Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do ketë rritje të çmimit të abonesë dhe biletës
Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë për qytetarët.
Z. Punavia theksoi në studion e “Mirëmëngjes” se sot në linjat e transportit publik ka 50% pasagjerë më pak sesa kishte në situatën para pandemisë.
Ai nëvizoi se së shpejti do të ketë 70% të flotës në qarkullim, derisa të rikthehen kushtet para pandemisë, proces që sipas tij kërkon disa muaj.
Teksa pranoi se operatorët e transportit janë në kushte të vështira, ai tha se për këtë arsye Bashkia e Tiranës ndërmori dy nisma.
“E para ishte drejtimi dhe negocimi me qeverinë për të arritur rimbursimin e TVSH dhe akcizës së karburantit. Për herë të parë rifutet në buxhet një paketë subvencionesh që duhet thënë që ka lidhje me performancën e shërbimit dhe operatorët duhet të kenë një sistem GPS të konfirmuar dhe kontrolluar”, tha ai.
Z. Punavia shtoi se në disa rrugë të Tiranës do të hiqen vendet e parakimit të mjeteve në mënyrë që të mos krijohet trafik.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik