Protesta e opozitës para Kryeministrisë, Euronews Abania sjell pamjet me dron
Ka nisur para Kryeministrisë protesta mbarëkombëtare e opozitës.
Drejtuesit e Partisë Demokratike, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka, ish-deputeti i PD Belind Këlliçi dhe eksponentë të tjerë të lartë të PD u nisën nga selia e PD drejt kryeministrisë rreth 30 minuta pas orarit zyrtar të caktuar për nisjen e kësaj proteste, të shoqëruar nga mbështetës të shumë të PD.
Gazetari Ardit Hoxha konfirmoi se në protestë do të jetë deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila në konfliktin e gjatë mes dy pjesëve të PD ka qenë gjithmonë në protestat e organizuara.
Në krye të protestuesve që kanë marshuar drejt kryeministrisë në mënyrë simbolike kanë dalë vajza dhe gra të PD.
Euronews Albania sjell pamjet me dron nga protesta, ku vihet re një pjesëmarrje e konsiderueshme njerëzish.
Protesta u thirr nga opozita me moton kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe situatës ekonomike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij akuzoi qeverinë si fajtoren e braktisjes së vendit nga ana e shqiptarëve.
“Kjo plagë është sa deti për Shqipërinë që sheh veten të boshatisur në 8 vite nga mbi 1 milion bij dhe bija të saj.
Ky dërrmim u ka vrarë shpresën, u ka shuar çdo ëndërr për Shqipërinë dhe me të drejtë, si mund të kultivohet shpresa kur nuk siguron dot ilaçet për të shpëtuar fëmijët apo prindin e sëmurë.
Ndiqni LIVE protestën e opozitës:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme