Drejtuesit politik të PS| Hitaj: Mes tyre ka edhe individë që janë eksperimentalë
Gazetari Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania emrat e zgjedhur sot në Asamblenë e PS si drejtues politikë të qarqeve, por edhe në pozicione të tjera.
Hitaj tha se mes këtyre emrave ka prej tyre që e meritojnë të jenë atje, por ka edhe nga ata që sipas tij janë eksperimentalë.
Sipas tij Blendi Gonxhja dhe Bledi Çuçi janë eksperimentalë apo në pronë, për shkak se nuk janë përballur më parë me eksperienca të tilla në qarqe të mëdha.
Ai tha gjithashtu se Damjan Gjiknuri e meriton pozicionin si sekretar i çështjeve zgjedhore, për shkak të eksperiencës së gjatë që ka në këtë fushë.
“Disa emra si Gjiknuri, unë mendoj se është me meritë sekretari i çështjeve zgjedhore. Për shkak të eksperiencës së madhe që ka me çështje zgjedhore, është njeriu i duhur për të qenë aty. Balluku ka shumë që nuk e duan, por është një makineri elektorale dhe në zgjedhjet e fundit e ka treguar këtë.
Dhe i shkonte një qark i tillë edhe për shkak të interesave të mëdha që ai gjeneron. Por ka edhe individë që janë eksperiment apo provë. Gonxhja për mua është provë, Çuçi është provë. Çuçi është marrë me qarqet e vogla, ndërsa Vlora është qark i madh”, tha Hitaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve