“Duhet qeveri teknike”, Noka: Demokratët u bashkuan, ky do jetë misioni ynë

5 Mars 2024 | 18:38

Mbledhja e këshillit kombëtar të Rithemelimit është mbyllur me ndryshimet në statut për të futur grupin e Gazment Bardhit në kryesi.

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj u emëruan 2 nënkryetarët e rinj të PD, gjë që nuk kaloi pa debate dhe kundërshti në mbledhje.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, deputeti Flamur Noka e cilësoi këtë një bashkim përfundimtar të demokratëve, ndërsa mohoi se në mbledhje kishte zëra kundër.

“Sot këshilli kombëtar i PD, në lartësinë e detyrës që i kanë ngarkuar demokratët arriti të përkthejë më së miri kërkesën 2-vjeçare të demokratëve, bashkimi është gjithçka për demokratët dhe pas vendimit për të bashkuar demokratët nga qendra në bazë jemi në një etapë të re. Tashmë të gjithë të bashkuar do vërshojmë cep më cep Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve dhe për t’i shkurtuar ditët regjimit më kriminal në Shqipëri. Pas këtij bashkim kemi një mision historik, të rikthehet vota e lirë, pre 10 vjetësh Rama vjedh votat me shantazhe dhe manipulime. Duhet një qeveri teknike, kjo do të jenë motoja e aksionit tonë. Shqipërisë duhet ti rikthehet vota e lirë. Sot nuk jemi forcë e dytë, por forcë e parë”, tha Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026