“Duhet të zgjohemi, po na vjedhin”! Agron Shehaj në protestë

19 Shkurt 2025 | 19:20

Partia Mundësia e kryesuar nga Agron Shehaj organizoi këtë të mërkurë një protestë para Kryeministrisë. Manifestim u thirr nën moton me “Me drejtësinë kundër qeverisë së korruptuar”.

Në këtë protestë ka mbajtur fjalën e tij edhe Agron Shehaj i cili tha se Shqipëria nuk mund të qëndrojmë më e heshtur ndërsa vendi vidhet.

“duhet të zgjohemi, po na vjedhin! Duhet të reagojmë! Për vite të tëra ata menduan se do ishin të paprekshëm , se mund të vidhnin dhe pushteti do i mbronte. Ata menduan se drejtësinë do e kishin në xhep, ndaj Rama la shqiptarët pa ilaçe dhe vodhi paratë e shëndetësisë me koncesione korruptive. Prandaj vodhi paratë e fermerëve që vinin nga Bashkimi Europian. Prandaj Rama vodhi pronat në bregdet dhe i shpërndau te miqtë e tij që të ndërtonin rezorte, ndaj ai shpalli ministren e tij investitorë strategjike mbi një tokë të vjedhur. Vodhi haptas sepse mendonte se ishte i paprekshëm”,-tha Shehaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026