Duka pas takimit me Berishën: Të gatshëm që të dalim me kandidatë të përbashkët
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, pas takimit me Sali Berishën dhe aleatët, u shpreh se është i gatshëm që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore.
“Zoti Berisha e mirëpriti idenë tonë, u duk i gatshëm. Natyrisht e mirëpriti parimisht dhe tha se do të diskutojë më parti të tjera jo parlamentare dhe më në fund të vendosin se cilat do të jenë modalitetet. Ky ishte rezultat i takimit me Berishën, m’u duk i gatshëm që të bashkëpunojë. Këtë kemi dëgjuar nga z. Meta, i cili është shprehur se jemi të gatshëm të dalim me një kandidaturë të përbashkët e gjithë opozita. Nëse do tentojmë të dalim me dy kandidatura, është gjë që ndodhi në 6 mars dhe mund të dështojmë. Ne po themi që kandidatë të ndryshëm të partive opozitare të mund të konkurrojnë në mënyrë të lirë nëpërmjet sondazheve. Primaret e Berishës janë për të dalë kandidatët brenda partisë”, u shpreh ai.
Këtë të enjte, kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu; kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule; kryetarin e Partisë Agrare-Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta