Dumani: Krimi i organizuar ka kërcënuar prokurorët e SPAK gjatë hetimeve

14 Tetor 2025 | 19:09

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, deklaroi se prokurorët e kësaj strukture janë përballur me kërcënime serioze nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.

Në fjalën e mbajtur të martën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Dumani theksoi se megjithëse presioni ndaj prokurorëve të SPAK ka qenë real dhe i fortë, ata kanë vazhduar punën me përkushtim dhe profesionalizëm.

“Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze, jo sa për t’u thënë. Megjithatë, ata i kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ndjekje penale të suksesshme,” – u shpreh kreu i SPAK.

Më herët gjatë raportimit për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani bëri të ditur se janë evidentuar 16 grupe kriminale shqiptare me veprimtari ndërkombëtare, nga të cilat 10 janë goditur me veprime konkrete penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026