Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

14 Tetor 2025 | 17:36

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, deklaroi se struktura që ai drejton ka punuar me të gjitha kapacitetet për të hetuar krimet zgjedhore të ndodhura gjatë procesit zgjedhor të vitit 2025.

“Për zgjedhjet e vitit 2025, aktualisht kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Ky është një rast ku kemi parë korrupsion masiv. Kemi gjithashtu nën hetim një tjetër kryebashkiak për të njëjtën vepër penale, po gjatë procesit zgjedhor. Për këto zgjedhje, kemi 38 procedime penale që janë ende në ndjekje,” u shpreh Dumani.

Ai theksoi se SPAK ka ndërmarrë veprime konkrete në kohë reale: “Kemi arrestuar disa persona. Ne kemi verifikuar çdo pretendim që është bërë gjatë zgjedhjeve. Në momentin që kemi marrë një sinjalizim kemi dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Rezultatet janë aty – kemi ndjekur çdo rast që është denoncuar.”

Dumani reagoi edhe ndaj kritikave të deputetëve të opozitës, duke sqaruar kufizimet e burimeve njerëzore të SPAK:

“Patjetër që ka vend për të bërë më shumë, por duhet të kuptojmë se jemi vetëm 20 prokurorë. Ne nuk jemi as Policia e Shtetit, as Tatimet, as Doganat. Jemi vetëm 20 prokurorë dhe kemi bërë maksimumin. Unë do doja të mos kishim asnjë rast. Jam seriozisht i shqetësuar për blerjen e votës – nuk e them sa për të thënë. Jam i shqetësuar si qytetar, para se të jem prokuror”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026