Durrësi pa 2 gjykata, qytetarët duhet të shkojnë në Tiranë e Lushnjë për drejtësi
Në 1 shkurt Durrësit do t’i hiqen zyrtarisht 2 gjykata. Nga harta e re gjyqësore, qyteti i dytë më i madh në vend humb Gjykatën e Apelit dhe atë Administrative.
Ndonëse e kundërshtuan vazhdimisht këtë reformë, për avokatët e qytetit bregdetar ishte e qartë që kjo ishte një betejë e humbur që në nisje.
“Ne e kuptuam që në tavolinën e rrumbullakët që patëm me KLGJ-në, me përfaqësues të prokurorisë e gjykatave, që do përfundonim si çeku i bardhë. Ne e kuptuam që aty, që ky ishte një fakt i kryer”, tha Krenar Bardhi, Anëtari i Dhomës së Avokatisë nw Durrës.
E megjithatë, në shenjë revolte për ditë të tëra ata bojkotuan seancat gjyqësore.
“Për shkak të misionit që mbartim, do të ishte e turpshme që ne të mos reagonim, të rrinim duarkryq. Nuk mund t’u thonim: ‘Hajdeni bëni ç’të doni me jetën e qytetarëve’”, shtoi ai.
Një luftë kjo për qytetarët, pa qytetarët.
“Qytetarët ishin skeptikë. Nuk besuan aq sa duhej. Tani që problemet i vijnë në shpinë, tani ka reagime”, pwrfundoi Bardhi.
Largimi i këtyre gjykatave i bashkohet shumë prej shërbimeve të tjera të spostuara tashmë nga Durrësi në kryeqytet, si ato të Tatimeve dhe Kadastrës.
LEXO GJHITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein