“Durrësi qyteti më i nxehtë në Ballkan”, urbanistët: Duhen marrë masa…

22 Prill 2024 | 17:11

“Rritja me 7 gradë e temperaturës së Durrësit, do ta bëjë Durrësin një qytet të pajtueshëm, për banorët, për turistët, automatikisht do të bjerë vlera e pronës, turizëm nuk do të ketë, qyteti do të kthehet në shkretëtirë”,- tha Ardian Muka, urbanist.

Ky është parashikimi “i frikshëm” për Durrësin, që pritet të përballet me një rritje me 7 gradë Celcius të temperaturave në 15 vitet e ardhshme.

Banka Botërore ka parashikuar, se deri në 2040-tën, Durrësi do të jetë qyteti që do të përjetojë më shumë fenomenin e valëve të nxehtësisë ekstreme.

“Është realisht një situatë alarmante. Në të gjithë botën diskutohet një rritje 1 gradë, 1 gradë e gjysmë dhe me kaq është problem, jo më të flasim për 7 gradë, që është shumë problem”,-u shpreh urbanisti.

Sipas urbanistit Ardian Muka, janë disa faktorë, që mund ta ekspozojnë Durrësin ndaj temperaturave të larta.

 “Kemi një qytet të urbanizuar në mënyrë ekstreme, të urbanizuar keq, me sheshe betoni, me ngushtime rrugësh në favor të betonit, me heqjen e gjelbërimin, me rritjen e flukseve të gazrave nga makinat, me betonizimin e të gjithë vijës bregdetare duke mos bërë të mundur qarkullimin e rërave”,-tha Muka.

 “Natyrisht një nga problematikat është gjelbërimi. Durrësi, nga një qytet i betonizuar, në mënyrë urgjente duhet të fillojë të mendojë për parqe, për pemë të mbjella. Në të gjithë bregdetin ne kemi ndërtuar pallate, të cilat nuk lejojnë shkëmbimin e rrymave të ajrit”,-shtoi ai.

Me qëllim zbutjen e ndikimeve, Muka sugjeron disa ndërhyrje.

 “Zgjidhjet janë. Ka zgjidhje pa shumë kosto, ka dhe të tjera me kosto. Natyrisht do shpenzojmë dy herë. Pra, kemi shpenzuar lekë për të bërë diçka keq dhe tani do shpenzojmë për ta kthyer atë ashtu siç duhet.”

 Ardhja e planit të përgjithshëm vendor vendos piketa. Mirë apo keq, ato të paktën do të ndikojnë, që urbanizimi i qytetit të mos jetë kaq agresiv. Duke mos qenë urbanizimi agresiv do të krijohet mundësia që të ketë më pak ndërtime në qendër, më pak ndërtime do të thotë më pak banorë, më pak banorë do të thotë më pak makina, më pak makina do të thotë më pak gazra, më pak emetime, që ndikojnë në rritjen e temperaturave.

Natyrisht qyteti duhet të fillojë të mendojë ndoshta për targat e alternuara, pra një ditë ecin targat çifte, një ditë ecin targat teke. Duhet të fillojë të mendojë për makinat elektrike. Natyrisht qyteti, por dhe subvencionet nga qeveria, përsa i takon rritjes së koefiçentit termik të banesave, automatikisht do të kemi më pak konsum energjie, që do të thotë më pak ndotje”,-u shpreh ai.

Në matjet që ka bërë Banka Botërore, numri i valëve të të nxehtit pritet të përbëjë deri në 80% të muajve të verës, në një botë që pritet të jetë mesatarisht 4 gradë Celsius më e ngrohtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026