Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e grupit kriminal, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

20 Prill 2024 | 15:06

59-vjeçari Viktor Leki nga Durrësi përfundoi në prangat e policisë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ai rezulton i dënuar në shtetin fqinj me 8 vite burg nën akuzën e trafikut të drogës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026