Dy arsyet që e çuan PD-në drejt humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, sipas Berishës

14 Tetor 2022 | 13:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar dy arsyet madhore, që sipas tij, e bënë humbëse këtë forcë politike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se pseudo udhëheqja në PD dhe armiqësia e kryeministrit Edi Rama ndaj votës, sollën humbjen.

Berisha nënvizoi se tanimë opozita është më e vërtetë se kurrë në ekzistencën e saj dhe e vendosur të ecë e sigurt drejt fitores.

“Mendoj se opozita humbi zgjedhjet e 25 prillit për dy arsye madhore, pseudo udhëheqjen e saj dhe armiqësinë e Edi Ramës ndaj votës. Nëse nuk do ishin këto, opozita do ishte në pushtet. Armiqësia e Edi Ramës ndaj votës persiston, por sot opozita është më e vërtetë se kurrë në ekzistencën e saj, më e fuqishme dhe është e vendosur të ecë e sigurt drejt fitores”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026