Dy ndërtime pa leje në Ksamil, arrestohen 4 persona, një tjetër shpallet në kërkim

5 Shtator 2025 | 15:06

Katër shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pas konstatimit të ndërtimit të paligjshëm të dy objekteve në tokë publike në zonën e Ksamilit.

Operacioni u zhvillua në rrugën “Riviera” në Ksamil, si pjesë e kontrolleve të intensifikuara për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjatë kontrolleve të bazuara në informacione operative, u konstatua ndërtimi i dy objekteve të papërfunduara me konstruksion blloqe betoni, të ngritura në mënyrë të paligjshme në tokë publike dhe pa leje nga autoritetet përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan:

  1. P., 36 vjeç
  2. M., 34 vjeç
  3. M., 47 vjeç
  4. A., 19 vjeç

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si organizatori dhe punëdhënësi i personave të ndaluar, i cili dyshohet se ka urdhëruar ndërtimin pa leje në truallin shtetëror.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për transmetim “live” të seancave

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për transmetimin live të seancave gjyqësore ndaj tij. Pas kthimit nga dhoma e...
12:55 | 16/06/2026

Presidenti Begaj në Uzbekistan: Ka ardhur koha të kalojmë nga niveli formal në projekte konkrete

Presidenti Bajram Begaj, ka nisur një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij, Shavkat Mirziyoyev. Kjo është vizita e parë zyrtare e...
12:45 | 16/06/2026

Ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe. Lajmi i hidhur u bë publik mbrëmjen e së hënës nga klinika ku...
12:17 | 16/06/2026