Dy qese sa një bukë, nisma e RMV për të shmangur përdorimin e plastikës

1 Dhjetor 2021 | 16:58

Duke nisur nga sot në Maqedoninë e Veriut ndalohet përdorimi i qeseve plastike, përveç atyre biodegraduese. Por, tashmë qytetarëve do t’u duhet të paguajnë 15 denarë, apo rreth 25 cent.

Shumica e tyre bien dakord me vendimin për heqjen e qeseve të plastikës pasi thonë se kështu do të mbrohet ambienti. Por, gjendja ekonomike i frenon që të përkrahin këtë nismë, e cila duket e shtrenjtë.

“Po flasim gjithmonë për ekologji, patjetër. Vendimi është i mirë, por shteti nuk është. Çmimet janë shumë të larta. Kjo është punë e mirë, por mundësia është e vogël. Ekonomia nuk është në rregull”, thotë një qytetare.

Ekologjistët shprehen se ky vendim duhet të ishte marrë prej kohësh dhe presin që të shpejtohet drejt vendimit për heqjen e plastikës nga përdorimi në mënyrë të tërësishme.

“Në vendet ku nuk ka vetëdije të lartë sociale për ambientin, mënyra e vetme për fat të keq është kjo goditje në xhep dhe ata do të detyrohen të ndryshojnë shprehitë e tyre…Nëse Maqedonia dëshiron te bëhet bashkë me BE-në, duhet të fillojë prej diku”, thotë Ngadhnjim Memeti, ekologjist.

Por nga ana tjetër, Mehmeti shprehet se Qeveria duhet të kishte menduar për tregtarët e vegjël duke iu lejuar një hapësirë tranzicioni dhe t’u japë subvencione për qese pëlhure apo letre, pasi kjo do jetë goditje e madhe për ta.

Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse ligji po zbatohet siç është parashikuar, nëse tregtarët mbajnë shënime për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarësh, dhe në rast se vërejnë shkelje mund të vendosin gjoba prej 1.000 deri në 20.000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.

Duke nisur nga sot, për herë të parë vendoset edhe ndalesa e përdorimit të paketimeve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.

Të ardhurat e mbledhura nga rritja e çmimit për qeset biodegraduese do të shfrytëzohen për një fond të posaçëm për mjedisin jetësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026