Dy satelitët, Rama: Inspektorët, të pamundur të raportojnë një realitet tjetër

29 Shtator 2022 | 10:45

Kryeministri Edi Rama deklaron se me dy satelitët e rinj do të monitorohet gjithë territori i vendit.

Gjatë prezantimit të Shërbimit Satelitor në Republikën e Shqipërisë, kreu i qeverisë nënvizoi se do të jetë e pamundur që inspektorët e zonës të raportojnë një realitet tjetër, sa i përket ndërtimeve pa leje apo kultivimit të drogës.

“Me satelitët do kemi mundësi të shohim çfarë ndodh në shumë fusha. Do kemi mundësi të shohim të gjitha të mbjellat. Do të jetë e lehtë për Ministrinë e Bujqësisë që të identifikojë vërtetësinë e të gjitha vetë-deklarimeve që lidhen me nevojën për të subvencionuar naftën dhe sasinë e të mbjellave në territor. Ne do krijojmë një bazë të dhënash të rëndësishme që na japin mundësi të bëjmë shumë analiza.

Gjithë ndërhyrjet në pyje, apo gërryerjen e lumenjve do i kemi në një pasqyrë. Do të ketë shumë sy mbi territorin. Do jetë e pamundur që sytë e inspektorit të zonës t’i shesin shtetit një realitet të paqenë në këmbim të ryshfetit. Nuk do ketë falsifikime në procesin e legalizimit. Është një ditë e shënuar realisht”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtes Niko Peleshi deklaroi se sot do nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas ministrit, kjo kontratë kap vlerën e 6 mln dollarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026