Dyndje në poliklinikë | Në Durrës vijojnë radhët për të marrë dokumentat për patentë

Dyndje në Durrës
28 Shkurt 2023 | 18:02

Në Durrës vijon pritja e pafund e qytetarëve për të kryer vizitat shëndetësore me qëllim regjistrimin në kurset e patentës.

Ata që nuk arritën të kryejnë vizitën të hënën, janë rikthyer në dyert e poliklinikës që në orën 06:00 të mëngjesit.

“Kam që në orën 6. Këtu ishim edhe dje, por s’mbaruam punë, edhe sot po ky muhabet. Që në 6 të mëngjesit ka gjysma që pret këtu dhe ato se kanë hapur ende derën”, u shprehën disa qytetarë.

“Lufta” me kohën bëhet për t’u regjistruar në kurset e patentës pa u dyfishuar çmimi i saj.

Si çdo ditë, edhe këtë të martë ata presin, ndonëse pa shpresë se do të mund të mbarojnë punë.

“Mesa duket jo, as nesër s’besoj të mbaroj punë, se ata punojnë deri në orën 2 dhe shihemi nesër thonë”, theksoi një qytetar.

Durrësi nuk ka madje as një godinë Poliklinike, pasi kjo e fundit u dëmtua prej tërmetit të 26 nëntorit të tre viteve më parë.

Prej pak muajsh, shërbimet e saj janë duke u dhënë në ambientet e Pediatrisë së Spitalit Rajonal, ku dukshëm nuk po munden të përballojnë fluksin e këtyre ditëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026