Qytetarët dynden drejt poliklinikave në të gjithë vendin, radhë për patentat
Korrespondentët e Euronews Albania kanë folur për situatën në poliklinikat e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë ku radha e qytetarëve, që duan të pajisen me dokumentacionin përkatës për kryerjen e patentës, është e gjatë.
Teodor Gjerga nga Shkodra raportoi se ka një fluks të jashtëzakonshëm që në orët e para të mëngjesit.
“Sot është afati i fundit para se çmimi të dyfishohet. Pjesa brenda e poliklinikës është e tejmbushur me njerëz që po presin,” – u shpreh Gjerga.
E njëjta situatë është edhe në Gjirokastër. Blerim Kore tha se ka një interes të shtuar të qytetarëve.
Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 30-40% më shumë qytetarë që duan të pajisen me dokumentacionin përkatës.
Ndërkohë në Durrës qytetarët ndonëse lënë punët e kalojnë orë të tëra në pritje, shumica nuk arrijnë as të marrin shërbimin.
Kloida Gjuzi raporton se qytetarët kanë apeluar për shtim të sporteleve, që të mund të përballohet fluksi.
Ebrieta Maçaj nga Vlora thotë se ka pasur ankesa nga qytetarët se kanë humbur ditën e punës dhe duan të përfitojnë para se të dyfishohet çmimi.
Edhe mjekët në këtë qytet thonë se është e papërballueshme, pasi janë të njëjtët që ofrojnë edhe shërbimin mjekësor.
Renato Tafani ka raportuar nga Elbasani aty ku qytetarët kanë mbajtur radhë të gjata për t’u pajisur me dokumentacionin përkatës.
Sidoqoftë, kjo e martë, sipas tij është ndër më të qetat krahasuar me ato të javës që lamë pas.
Ndërkaq, vazhdon radha e gjatë e qytetarëve në poliklinikën e Korçës të cilët janë dyndur të përfitojnë nga tarifa aktuale për patentë
Janë të rinjtë kryesisht, por jo vetëm që janë në pritje të plotësimit të dokumenteve përkatëse mjekësore për aplikimin e patentës, marrë shkas nga paralajmërimi se çmimi i saj do të rritet brenda muajit mars.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 18:28 Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
- 18:23 Mancini trajneri i ri i Italisë, Ranieri drejtor teknik, Malagò shpjegon prapaskenat e Pirlo-s
- 18:21 Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër (VIDEO)
- 18:20 Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
- 18:04 Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni