Dyrnjaja: SPAK ka fakte të reja për Ilir Metën
Gazetari Denis Dyrnjaja tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK ka prova të reja për ish-presidentin Ilir Meta lidhur me çështjet CEZ-DIA për të cilën është thirrur 2 herë në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas tij, ndryshe nga Berisha, Meta ka vendosur të përballet me drejtësinë duke u paraqitur në SPAK sa herë ta thërrasin.
“Në fjalën e tij për mediat para se të hynte në SPAK dhe pasi doli prej andej, Meta e cilëson telenovelë e gjykuar 2 herë çështjen CEZ-DIA. Kjo që thotë Meta bie automatikisht; në drejtësi një çështje e gjykuar nuk rihapet nëse nuk ka prova të reja. SPAK praktikisht e ka rihapur këtë çështjeje se ka dëshmi ose prova të reja. E dyta, Meta bën një diferencë me Berishën ë këtë rast, ndryshe nga Berisha ka vendosur të paraqitet në SPAK sa herë të thirret. Ka vendosur të përballet me drejtësinë”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti