Dyrnjaja: Yuri Kim me gjuhë të paprecedentë, si nuk e pa korrupsionin për kaq vite?

15 Qershor 2023 | 22:58

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se gjuha e ambasadores Yuri Kim është e paprecedentë.

Sipas tij, është e pakuptueshme se si ajo nuk e ka parë korrupsionin për kaq vite.

Dyrnjaja theksoi se ambasadorja e shkarkoi gjithë arsenalin mbi Sali Berishën dhe nuk foli kurrë për korrupsionin apo qoftë dhe çështjen e inceneratorëve.

“Çështja e korrupsionit nuk është se u shkëlqye nga kjo pikëpamje. Ka pasur shumë dritëhije në raport me reformën, me proceset që kanë ndodhur, me emërimin e SPAK-ut, me ndikimin gjithashtu që u vendos, pra që e vendosi ambasadoren në një pozitë jo të këndshme nga pikëpamja e statusit diplomatik, përtej faktit që ne na intereson reforma, forcimi i institucioneve, por kjo s’mund të bëhet me koncept anti-institucional.

Mos të harrojmë gjithashtu që ambasadorja ka folur në leksik jo diplomatik politikisht, ka folur me një gjuhë atipike për diplomatët, që nuk e kemi parë, një mënyrë e paprecedentë e komunikimit.

Gjithë kapitalin, gjithë arsenalin e shkarkoi ndaj Berishës. Po pse s’foli ambasadorja, foli vetëm tani për Saimir Tahirin që doli nga burgu, kaq vite nuk e pa korrupsionin, që flasin lart e poshtë të gjithë më media e me njerëz. E ke dëgjuar ndonjëherë ambasadoren të flasë për inceneratorët?!” – deklaroi Dyrnjaja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026