Dyshoj se kanë ngordhur 11 qen nga helmimi te Liqeni, thotë pensionistja
Pensionistja Afërdita Faria Halili thotë se mund të kenë ngodhur 11 qen te Liqeni Artificial, si pasojë e helmimit nga ushqimi.
Në emisionin “Good Morning Albanians”, Halili u shpreh se kujdesej për qentë dhe i bëri thirrje shtetit dhe bashkisë që të marrin masa.
“Deri tani, në bazë të atyre që unë nuk gjej, dyshoj 11 qen. Para diga e Liqenit, më prisnin, hanin edhe iknin Gjërat e dyshimta janë prej personave që i kanë deklaruar më përpara, që do i helmoj, normal që kam dyshime. I bëj thirrje shtetit, bashkisë që të marrë masa.
Të parët që janë problem për helmimin e qenve endacakë dhe maceve janë lokalet dhe supermarketet. Këtë e kam me prova dhe fakte”, theksoi ajo.
Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve, Animal Rescue Albania ka njoftuar se në zonën pranë Liqenit Artificial disa qenë janë helmuar e të tjerë kanë ngordhur.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë