E ardhmja e opozitës, Preç Zogaj: Mënyra e vetme si mund të bashkohet sërish PD

23 Maj 2023 | 12:00

Analisti Preç Zogaj ishte i ftuar në Euronews Albanaia ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve loakle dhe situatën në Partinë Demokratike. Për sa i përket bashkimit të Partisë Demokratike, Zogaj u shpreh skeptik dhe tha se një gjë të tillë e sheh si të pamundur.

Ai nënvizoi se bashkimi i PD-së mund të ndodhë vetëm në rastin kur krerët që e përfaqësojnë atë, të lenë egot dhe interesat personale dhe të bashkohen për interesin e demokratëve dhe të rrotacionit.

“Partia Demokratike mund të dalë sërish si një alternativë e bashkuar nëse krerët që e përfaqësojnë atë, vënë interesat e demokratëve, interest e rrotacionit dhe të demokracisë mbi egon e tyre, mbi interesat e tyre, mbi çështjet e tyre personale. Në momentin kur ky raport është në kahun e kundërt atëherë mund të ndodhë bashimi. Është një vijë ndarëvse në PD e vendosur me kohë që u theksua dhe me vota. Edhe zgjedhjet fotografojnë një vijë ndarëse. Është një vijë ndarëse në raport të marrëdhënieve me Perëndimin”, tha Zogaj.

Zogaj shtoi se mendimi i tij është që partitë e opozitës, të rriten në habitatin e tyre dhe të bashkohen përpara zgjedhjeve në koalicion për të mundur maxhorancën qeverisëse.

“Partitë e opozitës të bëjnë përpjekje që të rriten secila me atë habitatain e tyre ku janë. PD zyrtare me këta mbështetësit e vetë, 100 e ca mijë vota që doli në 14 maj, si dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë, po ashtu opozitat e tjera të bëjnë përpjekje të konsolidojnë mbështetjen e tyre dhe me afrimin e zgjedhjeve të ulen për një marrëveshje elektorale si opozitë plurale. Unë opozitë unike nuk shoh për momentin”, tha Zogaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026