Konflikti në PD/ Muça: 14 maji tregoi që Basha mori më shumë vota se Berisha

21 Maj 2023 | 13:37

Gazetari Flogert Muça thas e zgjedhjet e 14 majit, treguan se Berisha dhe meta së bashku arritën të marrin më pak vota se Lulzim Basha.

I ftuar në Euronews Albania Muça tha se Basha ka marrë rreth 230.000 vota më shumë se sa arritën të merrnin Meta dhe Berisha së bashku, gjë që tregon se për Ramën është shumë më e lehtë fitorja kur ka këto dy figura përballë.

“Para dy vitesh Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Partia Demokratike, ky i fundit I doli kundra dhe erdhi vetë bashkë me Alibeajn dhe Ilir Metën dhe morën nja 500.000 vota, ndërkohë që Luli me Monikën kishin marrë 730.000, pra kanë marrë nja 230.000 vota më shumë se Saliu dhe se Iliri.

Mos harroni që kishte edhe Saliun dhe ilirin në qaf në atë kohë Basha, se Rama thoshte po votuat Bashën votoni, Saliun dhe Ilirin. Tani që përball me ta Rama tregoi se i mundë edhe më shumë”,-tha Flogert Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026