E dinë shqiptarët si votojnë? Celibashi: Pse sondazhet e Barometrit i shërbejnë KQZ
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se sondazhet e “Barometrit” në Euronews Albania, lidhur me faktin se a dinë shqiptarët si do votojnë në zgjedhjet lokale, i shërben edhe KQZ-së, për të përcaktuar target grupin, në kuadër të fushatës së edukimit dhe të informimit për zgjedhjet.
Në emisonin “Barometri”, Celibashi u shpreh se të dhënat e fundit janë shqetësuese.
“I kam ndjekur përmes Barometrit dhe duhet ta pranoj se janë shqetësuese si shifra, pasi nëse në total llogarisim që gati 45% e votuesve nuk e dinë se me sa fletë votimi votohet në këto zgjedhje. Numri i atyre që e dinë që votohet me dy fletë votimi, është 56.7%. Pjesa tjetër, ose nuk e di, ose e di gabim, pra për këtë grup mungon informacioni.
Në fakt, kjo është një ndihmesë për ne, sondazhet e Barometrit, për ne si institucion, pasi na jep mundësi që të kuptojmë se ku duhet të jetë target grupi i KQZ-së, në kuadër të fushatës së edukimit dhe të informimit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos votim dhe numërim elektronik në 3 bashki
- A do të ndërhyjë krimi në Elbasan? Gazetarja zbërthen; skemën e re të KQZ-së
- Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj dhe Berisha përplasen në KQZ për komisionerët
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë