Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos votim dhe numërim elektronik në 3 bashki

1 Shkurt 2023 | 10:59

Komisioni Qendror ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme që në zgjedhjet e 14 majit të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në 3 bashki: Vorë, Kamëz dhe Elbasan.

Projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik u zbatua për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në një KZAZ në kryeqytet dhe në zgjedhjet e pjesshme në 6 mars të vitit që shkoi në bashkinë Vorë.

Gjatë mbledhjes u bë me dije se KQZ kërkoi shtrirjen e projektit pilot në 6 bashki, fondi për të cilat shkonte mbi 3 mld lekë.

Por fondi i dhënë nga Këshilli i Ministrave është 800 mln lekë, që janë të mjaftueshme për ta zbatuar këtë projekt në vetëm 3 bashki.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026