“E dominojmë në audiencë” – Berisha: Pse Rama e mbylli Tik Tok-un
Në një konferencë për mediat këtë të hënë, kreu i PD Sali Berisha ka ndarë mendimin e tij kundër mbylljes së platformës Tiktok që ka deklaruar kryeministri Edi Rama.
“Tik tok është një platformë e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama. Nëse ai manipulon gjerësisht mediat, nuk e manipulon dot Tik tok-un dhe rrjetet e tjera sociale, ndaj dhe ai ka shprehur në mbledhjet e brendshme shqetësimin e madh për dominimin e opozitës në këto rrjete”, tha kreu i PD.
Ndër të tjera, ai ka publikuar të dhënat mbi raportet e PD dhe PS dhe të dhënat e postimeve në Tiktok të të dy partive, teksa shprehet se opozita ka dominuar në mënyrë dërrmuese në audiencë.
“Tani unë u sjell ju këtu të dhënat e fundit mbi raportet e PD dhe partisë së krimit me TikTokun. Sipas një kompanie shumë serioze të studimit, PD dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë, por edhe në postime sepse këtu nuk mund të censurohet. Është pikërisht ky shkaku, tmerri nga suksesi, nga pëlqyeshmëria e lartë publike e opozitës në TikTok dhe mediat sociale, e cila përmbys të gjithë piramidën e mashtrimit të tij të bazuar në mediat konvencionale”, shton Sali Berisha.
Në fjalimin e tij gjatë konferencës, Berisha dënon ashpër aktin ndaj mbylljes së platformës dhe shprehet se kontrolli duhet bërë ndaj elementëve që i keqpërdorin këto platforma sociale.
“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt dhe paralajmërojmë masa të përshkallëzuara ndaj kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme të ndjeshme ndaj postimeve me dhunë. Unë nuk them se nuk kanë anë negative por duhen kontrolluar elementët që i keqpërdorin mediat e platformat sociale. Akti është ekuivalent. Nuk di ndonjë vend tjetër ta ketë ndaluar Tik tok-un në botë”, tha Berisha.
Sipas kreut të PD, mbas zgjedhjeve të 11 majit të rinjëve do t’u garantohet hapja përfundmtare e Tik tok.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë