“E “grinin” Himarën po të mos ishte Greqia”, Bushati: Kush flet kundër diktatorit…

18 Maj 2023 | 22:12

Andi Bushati i ftuar në “Now” në Euronews Albania bëri një paralelizëm mes zgjedhjeve vendore të mbajtura më 14 maj dhe atyre që zhvilloheshin para viteve ’92. Ai tha se edhe atëherë nuk ishte nevoja të blije vota, pasi njerëzit të gjithë shkonin e votonin të vetmin opsion që shteti kishte lënë, pasi nëse votoje kundër diktatorit shkojë ne burg, e sipas tij e njëjta gjë ndodh edhe sot.

“Edhe para viteve ’90 nuk vidhte njeri vota, por të gjithë votonin për pushtetin,  nuk e prekte njeri votën, e hidhnim me qejf në kuti. Po i afrohemi asaj periudhe, nuk ka më nevojë të thyesh kutitë. Nëse ti mbyll gjithë valvulat e tjera, nëse ti pasi arreston Belerin dhe u çon fadromat njerëzve që ruanin votat për të, ti jep shembull për gjithë Shqipërinë se kush guxon e ngrihet kundër diktatorit mund t’i shkatërrohet prona e të përfundojë në burg”,-tha Andi Bushati.

Gazetari shtoi edhe se në rast se në Himarë numërimi i kutive nuk do ishte vëzghguar nga ambasadorja greke, edhe ky qytet do ishte “grirë” nga PS dhe koalicioni Bashkë fitojmë do e kishte humbur këtë bashki.

“Një nga 7 zonat që fitoi opozita ishte Himara, atje ka ndejtur ambasadorja dhe ka vëzhguar çdo kuti votimi. U mund Edi Rama në një vend ku kishte një shtet me fuqi shumë më të madhe se ne nga mbrapa. Po të mos ishte kjo fuqi do e kishin grirë edhe Himarën, siç grinë Lezhën, siç grin Vaun e Dejës e të tjerat”,-tha Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026