“E hodhën në kazan”, Spahiu: Ky është rasti i dështimit të reformës në drejtësi
Jurisit Kreshnik Spahiu, tha se dosja për aferën e inceneratorëve është një nga rastet e dështimit të reformës në drejtësi.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu tha janë hedhur në kazanin e plehrave miliona euro të faktorit ndërkombëtar që investuan për këtë reformë.
Më tej ai tha se gazetari Elvi Fundo ka bërë një hetim profesional në lidhje me dosjen e inceneratorëve ndërsa ka vënë në dyshim punën e prokurorëve.
“Nëse ka një rast që tregon dështimin e reformës në drejtësi, hedhin në kazanin e plehrave miliona euro të faktorit ndërkombëtar, është kjo dosje. Kam pasur fatin ta njohë Fundon dhe këtë dosje që ai shpalosë sot, që Prokuroria pretendon prokuroria që po e zbulon, unë e kam dënuar një vit më përpara se të bëheshin arrestimet e para nga prokuroria.
Nëse ka një model dhe leksion të gazetarisë investigative do i ftoja të gjithë të lexonin publikimet e portalit të Elvi Fundos, sepse aty do të gjejnë një hetim të thellë profesional se çfarë ka ndodhur me abuzimet të fondeve publike. Si ka mundësi që gjithë ky organ i akuzës, janë më të paaftë se Fundo? Në rastin më të mirë janë të paaftë, në rastin më të keq janë tërësisht të përdorur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 10:53 Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë