“E kalova traumën”, Rama rikthen besimin te BE: Kemi çelur bisedimet e anëtarësimit

8 Shkurt 2024 | 19:01

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbajtur një fjalim në  Luksenburg, ku mori pjesë në një forum për zgjerimin e unionit.

Në fjalën e tij ai theksoi se Shqipëria nuk do ta humbasë durimin dhe nuk do të dekurajohet nga gjendja e brendshme e BE-së e cila herë pas here frenon procesin integrues,

“Për momentin jam në një periudhë post traumatike sepse më është dashur të kaloj një traumë të gjatë me BE, ndërkohë që ne këmbëngulnim për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit dhe ata këmbëngulnin të na thoshin se na donin, sigurisht na donin, por nuk ishin gati të flisnin. Kështu që imagjinoje, të duash të martohesh dhe pala tjetër të thotë: unë dua shumë të martohem me ty, por nuk dua të të flas. Është një përvojë shumë traumatike, por ka përfunduar tashmë, kemi çelur bisedimet e anëtarësimit dhe në këtë epokë post traumatike jam shumë më tepër i prirur ta lëvdoj BE sesa ta fajësoj atë. “, tha kryeministri.

Rama, tha se Shqipëria zotohet të vijojë reformat, jo vetëm si një kërkesë e kancelarive evropiane, por si një detyrim ndaj qytetarëve.

“Sigurisht, na duhet të bëjmë pjesën tonë, na duhet të bëjmë maksimumin sepse ashtu siç nusja jonë e dashur e ardhshme na ka thënë: varet nga ju. Pra varet nga ne. Asgjë nuk vjen e mirëqenë, përveçse nëse sulmohesh nga ndonjë superfuqi edhe pastaj ju krijon mëshirë dhe ata të fusin brenda pa plotësuar kushtet.

Por në qoftëse nuk të sulmon njeri atëherë të duhet të mbushësh, të plotësosh të gjitha ato kutitë. Ndaj shpresoj që do të vazhdojmë të kemi durim dhe të kemi vullnetin e mirë, sinqerisht nuk po kërkoj një integrim të shpejtë dhe të pabazuar në meritë sepse do të ishte njësoj si të merrje lejen e drejtimit të automjetit pa ditur si t’i japësh dhe kjo nuk do ishte në të mirë të vendit.”, shtoi ai.

Në vlerësim të qeverisë, procesi integrues në këtë fazë mund t’i shërbejë Shqipërisë me dije shtetformuese dhe me ekspertizë në procese të ndryshme, sidomos me teknologjinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij...
17:32 | 24/07/2026