E konfirmon Balliu: Nesër të gjithë aleatët do jenë në protestë
Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Ai theksoi se nesër është një ditë e rëndësishme për vendin, duke shtuar se në protestë do të jenë të gjithë aleatët e opozitës.
Më tej nënvizoi se e gjithë opozita është bashkë dhe se do të kenë një përballje me Edi Ramën dhe qeverinë.
“Të gjithë jemi bashkë dhe qëndrojmë të unifikuar në qëndrimin tonë për një përballje frontale dhe totale me qeverinë aktuale. Një nga arsyet që jam sot krenar pse jam pjesë e kësaj partie, është se pavarësisht mendimeve që ne kemi me njëri-tjetrin, apo mosmarrëveshjeve që kemi, kur erdhi puna për të lëvizur së bashku për të lënë mënjanë mendimet dhe hatërmbetjet me njëri-tjetrin në interes të Shqipërisë, ditën të ecim përpara dhe të mos merreshim me vogëlsira, por me atë që është më e rëndësishme që është vendi. Jemi në një situatë shumë kritike si shtet. Të gjithë aleatët do të jenë aty. Çdo qytetar dhe anëtar i shoqërisë civile do të jetë aty”-tha Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bosnjë Hercegovina goditet sërish nga tërmeti
- IA ”ringjall” Hitlerin| Evropa përballë radikalizimit të ekstremit të djathtë?
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë