“E kthyen shtëpinë përmbys, s’gjetën gjë”, flasin të afërmit e të arrestuarve

29 Qershor 2023 | 11:02

Një megaoperacion policor është finalizuar në Elbasan këtë të enjte.

Raportohet për rreth 50 persona të arrestuar. Sipas informacioneve paraprake, hetimi disa mujor ka zbuluar rrjetin e shpërndarjes së drogave të forta në këtë qytet.

Të afërm të të arrestuarve kanë qëndruar për orë të tëra prapa dyerve të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit duke kërkuar një shpjegim se për çfarë janë arrestuar.

Një çift të moshuarish treguan se policia kishte zbarkuar në orën 4 të mëngjesit në shtëpinë e tyre, ku kishin arrestuar djalin e tyre 32-vjeçar.

Ata thanë se policia e kishte kthyer shtëpinë përmbys duke kontrolluar për drogë, por nuk kishin gjetur asgjë.

“Erdhën në 4 të mëngjesit. Djali ka 4 muaj që nuk ka dalë nga shtëpia, ka pasur probleme me depresionin, as tek lokali i lagjes nuk ka dalë. Është kthyer përmbys shtëpia, por asgjë nuk gjetën. Këtu nuk na kanë thënë asgjë, as ilaçet as paketën s’na lënë t’i japim”, treguan ata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026