E ndërtuar në 1600, Ura e Kamarës në Elbasan atraksion turistik për të huajt

22 Qershor 2025 | 16:57

Nëse udhëton në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, një ndër objektet më interesante që mund të të zënë sytë është Ura e Kamarës në Mirakë.

E ndërtuar rreth viteve 1600 Ura e Kamarës është një degëzim i rëndësishëm i rrugës Egnatia.  Ajo tërheq turistë sidomos të huajt, të cilët për shkak të historisë dhe rëndësisë së saj mbi 300 vjeçare vizitojnë urën sa herë vijnë në Shqipëri.

Dhjetëra turistë të huaj ndalojnë në këtë urë qindravjeçare, për të admiruar arkitekturën unike dhe për të shijuar natyrën përreth. Ura e Kamarës, përveçse një monument i vjetër, ofron edhe një përvojë autentike për ata që kërkojnë udhëtime larg zonave tipike turistike.

“Erdhëm dje dhe po na pëlqen shumë. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe kemi takuar njerëz shumë mikpritës. Po bëjmë një udhëtim këtu te kjo ura mrekullueshme, do të ecim në natyrë dhe pastaj do të shkojmë në Maqedoninë e Veriut”, thotë një turiste.

“Është dita e dytë që jemi këtu. Erdhëm dje është hera e parë që e vizitojmë Shqipërinë dhe jemi shumë të lumtur. Do të qëndrojmë këtu një javë. Vendi është i mrekullueshëm. Edhe njerëzit janë shumë të dashur”, shprehet një tjetër.

Kjo urë është asimetrike dhe është e ndërtuar mbi tre qemerë të realizuar me gurë ngjyrë gri të marrë nga mali i Murrashit. Për banorët e vjetër të zonës kjo urë është edhe më e vjetër dhe se në themelet e saj mbartet një legjendë sakrifice, e ngjashme me atë të kalasë së Rozafës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026