E rëndë në Greqi, 35-vjeçari vret me thikë babain e tij
Një tragjedi familjare ka ndodhur orët e para të së dielës në Greqi, me viktimë një 62-vjeçar.
Sipas mediave greke, 62-vjeçari u vra nga djali i tij, 35-vjeçar. Burri, i cili është grek me origjinë nga Uzbekistani, ka pësuar disa plagë me thikë, pasi u sulmua nga djali i tij 35-vjeçar.
Më pas 35 vjeçari ra në prangat e Policisë, ku edhe po merret në pyetje dhe po hetohet lidhur me gjarjen.
“Nuk dëgjova zëra, nuk dëgjova asgjë, erdhi policia, ishte kaos. Ata kanë jetuar këtu për 15 vjet, ndonjëherë mund të dëgjonim zhurmë nga brenda shtëpisë. Policia ka ardhur sërish. Babai ishte duke pirë”, tha një fqinj.
Në bisedat e para me policinë, 35-vjeçari foli për një histori abuzimi nga i ati ndaj nënës së tij, ndërsa lidhur me ngjarjen e ndodhur tha se 62-vjeçari ka qenë i dehur dhe ka tentuar ta sulmojë sërish nënën. Më pas, ai është konfuzuar, ka kapur thikën dhe e ka plagosur për vdekje, ndërsa pak më pas ka lajmëruar vetë policinë dhe ka njoftuar për krimin.
Vlen të theksohet se pas arrestimit, 35-vjeçari është dërguar në spital për t’i bërë qepjet në dorë, pasi ka mbetur i plagosur edhe nga furia me të cilën ka goditur babain e tij 62-vjeçar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)