E rëndë në Shkup, të miturit abuzojnë seksualisht me 8-vjeçaren

2 Maj 2023 | 07:14

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkup ku dy të mitur kanë abuzuar seksualisht me një 8-vjeçare. Sikur të mos mjaftonte, ata e kanë filmuar me telefon dhe më pas incizimin e kanë shpërndarë me shokët e tyre. Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar.

Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë kryer bisedë zyrtare me të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe me prindërit e tyre, e kanë dokumentuar rastin dhe kanë ngritur kallëzim.

Siç njoftoi televizioni Telma, duke u thirrur në burime brenda hetimit, për shkak se të dy të dyshuarit janë më të ri se 14 vjeç, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin vepron Qendra për Punë Sociale. Zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale kanë biseduar me dy të miturit dhe janë dakorduar që të punojnë me fëmijët dhe prindërit e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026