E trishtë| 32-vjeçari vdes 6 orë pas të vëllait, daja: Nuk e përballoi dhimbjen

5 Korrik 2023 | 09:53

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin grek të Selanikut, ku sipas mediave të vendit fqinj kanë humbur jetën dy vëllezër të moshës 38 dhe 32 vjeç.

Dy djemtë janë rritur së bashku dhe kanë pasur një lidhje shumë të fortë me njëri tjetri. Humbja e nënës së tyre në një moshë të re, bëri që ata të lidhen shumë me njëri tjetrin dhe madje të ndahen nga jeta në të njëjtën ditë.

Thodoris nga Thermi, mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti automobilistik dhe qëndroi prej disa ditësh i shtruar në spital në terapi intensive.

Shëndeti i tij u përkeqësua ditën e djeshme dhe ai ndërroi jetë nga një emboli pulmonare në orën 14:15. Vëllai i tij 32-vjeçar, duke mësuar se i vëllai i madh nuk mund t’i mbijetonte plagëve ndërroi jetë disa orë më vonë pasi mori vesh lajmin e trishtë.

38-vjeçari ndërroi jetë nga infarkti i miokardit. Si një skenar tragjik i mitologjisë të dy vëllezërit që ndanin çdo moment me njëri tjetrin, ndërruan jetë në po të njëjtën ditë.

“Ishin shumë të dashur, shumë, nuk kam fjalë. Djali i vogël ishte një fëmijë që kujdesej edhe për vëllanë edhe për të atin”, thotë daja i dy burrave.

Ai shtoi: “Ai goditi anën e djathtë, këmbën e djathtë. E mbajtën 10 ditë në ‘Gennimatas’, u operua, i vunë hekurat dhe në datën 8 të muajit e çuan në ‘Armonia’ ”, thotë daja i familjes.

Disa ditë pas aksidentit ra telefoni i vëllait të vogël dhe mjeku nga qendra e rehabilitimit i kërkoi atij që të takoheshin nga afër, pasi vëllai i tij kishte shenja përkeqësimi.

Dhe aty fillon tragjedia familjare. Në certifikatën e vdekjes së 38-vjeçarit Thodori shkruan se shkaku i vdekjes ka qenë embolia pulmonare dhe ora e vdekjes është 14:15.

Vëllai i tij 32-vjeçar, me të dëgjuar vdekjen, nuk e duroi dot dhe gjashtë orë më vonë, pikërisht në orën 20:12, u largua nga jeta nga infarkti i miokardit”.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026