Gjysmë shekulli në shërbim të arsimit, ndërron jetë Profesor Vehbi Hoti
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pedagogu i njohur shkodran Prof. Dr. Vehbi Hoti.
Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, në një postim në rrjetet sociale.
“Me hidherim te madh njoftoj ndarjen nga jeta të babës tone të dashtun Prof. Dr. VEHBI HOTI! Qofsh i xhenetit dhe i përjetshëm ndër kujtime babë i dashtun”- tha ai.
Prof.Dr. Vehbi Hoti, një jetë në shërbim të Arsimit Kombëtar
Prof. dr. Vehbi Hoti është një figurë e shquar e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, të cilëve) u ka kushtuar një jetë të tërë. Që nga viti 1965 e gjer më 2018, plot 53 vjet pa ndërprerje i është përkushtuar arsimit në përgjithësi, posaçërisht arsimit të lartë për 49 vjet si pedagog i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Leu në Shkodër më 06.04.1942. Arsimin parauniversitar e kreu në vendlindje. Me 1965 u diplomua në Universitetin e Tiranës në degët Biologji – Kimi dhe Pedagogji.
1 gusht 1965 fillon punën në Sektorin e Pedagogjisë në Institutin e Studimeve dhe Botimeve Shkollore në Tiranë. Në shkurt të vitit 1966 u transferua si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik (ILP) Shkodër (sot Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”).
Nga 1977-1981, në kuadrin e asaj që emërtohej “qarkullim”, që në thelb ishte arsye biografike pasi burri i tezes së tij, Hafiz Salih Myftia, ish-Kryemyfti i Shkodrës, me të birin ishin të arratisur politik, largohet nga ILP-ja si mësues në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” dhe emërohet metodist në Kabinetin Pedagogjik të Rrethit Shkodër. Në shtator 1981 rikthehet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku edhe qëndron deri në daljen në pension në vitin 2013, duke vazhduar si pedagog i jashtëm gjer në vitin akademik 2018.
Vlerësime
Për punën mësimore dhe atë shkencore ka marrë vlerësime të larta nga organe shkencore dhe shtetërore. Kështu Senati i Universitetit të Shkodrës në vitin 2013 i ka dhënë titullin “Profesor Emeritus”. Nga tre Presidentë të Republikës së Shqipërisë është dekoruar me: “Urdhri Naim Frashëri i Artë” (2001), me titullin “Mësues i Merituar” (1987) dhe “Medalja Naim Frashëri” (1977).
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë