E trishtë| Vdes në aksident me makinë futbollisti shqiptar në Itali

14 Prill 2023 | 16:48

Një 26-vjeçar shqiptar i identifikuar si Detar Tali Muça, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në autostradën pranë qytetit të Piaçencëz.

I riu shqiptar ishte një futbllist i njohur në ligat amatore të futbollit italian. Ai ndërroi jetë tragjikisht, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

26-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mesfushori kishte luajtur me skuadra të ndryshme në kategoritë amatore të futbollit italian, ku së fundmi lozte me ekipin e Sale.

Ai kishte qenë gjithashtu pjesë e ekipeve të Derthona, San Xhiuliano Nuovo, Garbanja apo Audaks Orione S. Bernardino.

Muça krahas pasionit për futbollin, ai ishte një shofer në punën e përditshme për një kompani në Tortona.

“Ne ishim kolegë dhe shokë futbolli. Nuk mund ta besoj se Detari nuk është më me ne”, tha Simone futbollist i njohur i ekipit të futbollit amator, Alessandria.

Gjithashtu ai shtoi: “Po shkoja në Verona – thotë ai – kuptova që në korsinë e kundërt kishte ndodhur një aksident i keq dhe pashë furgonin shumë të dëmtuar, sigurisht që nuk mund ta imagjinoja që ishte Detari, më pas erdhi lajmi që na trishtoi të gjithëve. Do të na mungojë”.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë

Sinkevicius, një politikan komunal me shërbim të gjatë nga qyteti Jonava i Lituanisë qendrore, është Socialdemokrati i tretë që shërben si kryeministër që kur partia...
14:20 | 30/06/2026

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026