Hëngrën peshkun helmues pa e ditur, vdes çifti i të moshuarve

10 Prill 2023 | 17:33

Një çift të moshuarish nga Malajzia kanë gjetur vdekjen pasi në mënyrë të pavetëdijshme blenë dhe gatuan peshkun pufer, i cili është shumë helmues, e madje vdekjeprurës nëse nuk gatuhet siç duhet.

Ng Chuan Sing dhe gruaja e tij Lim Siew Guan, nga Malajzia , vdiqën disa orë pasi konsumuan peshkun, gatimi i së cilitrregullohet nga ligje strikte në disa vende për shkak se disa pjesë janë shumë toksike.

Zyrtarët në shtetin Johor besojnë se çifti, në fillim të të tetëdhjetave, bleu pa e ditur të paktën dy peshq puffer nga një shitës në internet më 25 mars.

Por pasi zonja Guan skuqi peshkun për drekë në fillim të këtij muaji, çifti filloi të vuante nga “vështirësitë në frymëmarrje dhe të dridhura”.

Të dy u dërguan me urgjencë në spital dhe u shtruan në kujdesin intensiv, ndërsa Lim u shpall i vdekur në orën 19:00. Ng ra në koma për tetë ditë, tha vajza Ng Ai Lee, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq të shtunën në mëngjes.

Ligji malajzian ndalon shitjen e ushqimeve helmuese dhe të dëmshme si mishi i peshkut të fryrë dhe shkelja mbart një gjobë prej 1,800 paundësh  ose një burg deri në dy vjet.

Në Japoni dhe Kore, ku peshku është gjithashtu një delikatesë, vetëm kuzhinierët me të paktën tre vjet përvojë lejohen ligjërisht të përgatisin peshkun për shkak të niveleve të tetrodotoksinës, duke tërhequr shumë kërkues emocionesh për ta provuar atë.

Në vitin 2020, helmimi nga ushqimi vrau tre persona në Filipine pasi ata hëngrën peshk të fryrë – të njohur gjithashtu si fugu nga një stendë lokale për barbekju.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026