Edhe Korça me aeroport? Sotiraq Filo zbulon projektin

17 Prill 2023 | 13:03

Sotiraq Filo, kryetari bashkisë Korçë njëkohësisht kandidati i PS për zgjedhjet e 14 majit në këtë bashki zbuloi në një intervistë për Euronews Albania projektin për aeroportin e Korçës.

Ai tha se është firmosur marrëveshja me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe brenda pak muajsh nis puna për ndërtimin e aeroportit turistik dhe sportiv të Korçës.

Projekti më transformues sipas Filos është pazari i qytetit, që ka ruajtur identitetin dhe është kthyer në qendër të zhvillimit të turizmit.

“Ka akoma shumë punë për t’u bërë. Kemi një listë me përpjekjet tona kryesore për mandatin e ardhshëm, duke filluar me gazifikimin e Korçës që është një alternativë për ngrohjen e qytetit. Kemi firmosur marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe brenda pak muajsh nis puna për ndërtimin e aeroportit turistik dhe sportiv të Korçës”, tha Filo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026