Edhe pse i zhdukur, Gjykata e Lartë merr vendimin për Ervis Martinajn

2 Mars 2023 | 15:00

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte rekursin e bërë nga i shumëkërkuari Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e ish-“Bllokut”, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato e vetë Martinaj.

Në rekurs Martinaj kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2018 që e la atë në burg për ngjarjen në zonën e ish-Bllokut, por që më u lirua nga Gjykata e Tiranës me garanci pasurore.

Në përfundim të procesit në Apel akuza ndaj Martinaj për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Ky vendim për refuzimin e rekursit të Martinaj nga Gjykata e Lartë vjen në një kohë kur prej 7 muajsh “bosi i lojërave të fatit” rezulton i zhdukur dhe njëkohësisht i shumëkërkuar nga SPAK.

Pak ditë me parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026