“Edhe qesen ma shiti!”- Aktivistja: Në Malësinë e Madhe merret si ofendim

25 Maj 2023 | 10:07

Martina Dedaj aktivistja e nismës “trasta trend”, tha për “Good Morning Albanians” se në malësinë e madhe, shitja e qeseve duket si ofendim. Ajo tha se nuk janë të paktat rastet kur banorët pasi u thuhet se  duhet të paguajnë për qesen ndihen sikur kanë përfituar prej tyre duke thënë “edhe qesen ma shiti”.

Aktiv istja tha se bizneset në këtë zonë duan që të zbatojnë ligjin, por ende nuk e kanë mirëkuptimin nga klientët e tyre.

Një klient në momentin që shkon të blejë dhe shitësi ia jep qesen me lekë ai ndihet i ofenduar “edhe qesen ma shiti” thotë, se ndihet sikur po përfitojnë prej tij. Pjesa kryesore në territorin e Malësisë së Madhe kështu reagojnë, flas me kompetencë për këtë se flas përditë me ta.

Pronarët e bizneseve po na ndihmojnë në nismën tonë me shpresën që banorët të fillojnë të kuptojnë që në fakt, qeset duhet të shiten e nëse nuk do ta blesh atëherë mirë është të marrësh trastë. Bizneset janë të vetëdijshëm që po shkelin ligjin, por për momentin nuk kuptohen mirë nga klientët, në mënyrë që të zbatojnë ligjin”,-tha për Euroneës Albania aktivistja Martina Dedaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024