“Edhe serbët janë njerëz si ne”, Fidel Ylli: Kosova dhe Serbia nuk do kenë kufijë
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli i ftuar në “Good Morning Albanias” tha se pavarësisht politikave, sporti arti dhe kultura duhet të japin një mundësi për të treguar se njerëzit janë njësoj si në Kosovë edhe në serbi dhe do të bijë dita, kur këto dy vende do jenë në bashkimin Europian dhe do të jenë pa kufi.
Ai tha se është politika ajo që e shton mllefin ndër popuj, por gjerat nuk zgjidhen asnjëherë me tensione.
“Ne duhet t’i ftojmë te gjithë ta shikojnë Shqipërinë, ti prekin gjërat se edhe politika serbe u ka shpëlarë trutë serbëve e atje, kundër Shqipërisë dhe kundër serbëve në një kohë që edhe serbët janë njerëz si ne.
Ne duhet që nëpërmjet sportit, artit, kulturës, nëpërmjet shkëmbimeve të këtyre fushave ne të kemi mundësi të bëhemi bashkë, sepse nuk zgjidhen gjërat asnjëherë me luftë po zgjidhen me paqe, me ulje në tavolinë. Politika ka qenë ajo që ka futur tensionin.
Anglia dhe Franca janë vrarë 35 milionë njerëz në luftë, sot janë bashkë, janë pa kufij, janë të hapur dhe janë lider të bashkimit Europian. Ne nuk themi që sot jemi në këtë nivel, do vij dita që Kosova, Serbia dhe i gjithë Ballkani do jetë pjesë e Evropës, do jemi pa kufi dhe njerëzit do ta kuptojnë”,-tha Fidel Ylli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite