Edukimi mjedisor, fëmijët e shkollave të Fierit mbjellin pemë në Divjakë

28 Prill 2022 | 10:00

Parku Kombëtar Divjakë Karavasta, rreth 22 mijë hektarë, është kthyer në një pikë të rëndësishme për edukimin mjedisor në Shqipëri. Nxënës nga Fieri kanë udhëtuar drejt Divjakës në një iniciativë për të mbjellë pemë.

Mësueset e shkollës ‘Jani Bakalli’ në Fier, shprehen të emocionuar në lidhje me mesazhin që këta fëmijë përcollën, ku ekspozuan edhe piktura të realizuara nga ata.

“Së bashku me fëmijët t’i shtojmë një hojzë të vogël mushkërive të natyrës për ta mbrojtur këtë pasuri natyrore”, shprehet një nga mësueset.

Drejtori i parkut Ardian Koçi apelon për mbrojtjen e kësaj pasurie.

“Dhe apeli është mbrojtja e kësaj pasurie që nuk është vetëm pasuri kombëtare por është edhe e Europës”, tha ai.

Ky aktivitet shënoi edhe rekordin e mbjelljeve të fidanëve për vitin 2022. 9 mijë fidanë pishe janë mbjellë për këtë sezon në këtë park Kombëtar. Ndërsa që nga viti 2014 numri shkon në rreth 35 mijë mbjellje të reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026