Efektet e sanksioneve nisin të “gërryejnë” Rusinë

24 Maj 2022 | 11:56

Kur presidenti Vladimir Putin njoftoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë 3 muaj më parë, konflikti dukej se ishte shumë larg nga territori rus.

Megjithatë, brenda pak ditësh lufta mbërriti, jo në formën e raketave dhe mortajave, por me një valë të paprecedent sanksionesh nga qeveritë perëndimore dhe largimesh të kompanive të huaja.

Shumë rusë të zakonshëm po përpiqen t’u bëjnë ballë efekteve financiare dhe izolimit.

“Nëse shkoni në qendrat tregtare të Moskës mund të shihni se shumë dyqane mode, kryesisht të markave perëndimore, kanë ulur qepenin. Raftet e tyre janë ende plot dhe dritat të ndezura, por nuk janë të hapura. Kjo do të thotë se nuk janë tërhequr ende, por presin të shohin se çfarë do ndodhë”, tha Chris Weafer, drejtor i ‘Macro-Advisory’.

Edhe prodhuesit e mëdhenj të automjeteve janë larguar, pavarësisht investimeve të mëdha në Rusi.

“Po shohim përkeqësim të ekonomisë në një sërë sektorësh. Kompanitë po paralajmërojnë se po u mbarojnë stoqet e pjesëve të këmbimit. Shumë prej tyre i kanë kaluar punonjësit në kohë të pjesshme dhe të tjera i kanë paralajmëruar se mund të mbyllin dyert. Ndaj ekziston frika se papunësia do të rritet gjatë muajve të verës, se do të ketë një rënie të konsumit, shitjeve dhe investimeve”, u shpreh Chris Weafer.

Në ditët e para të operacionit, rubla ruse humbi gjysmën e vlerës së saj. Përpjekjet e qeverisë për ta forcuar atë patën njëfarë suksesi, por në aspektin e konsumit dhe shpenzimeve situata flet ndryshe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024