Ekonomisti: Shqiptarët nuk marrin kredi për pushime, s’kanë kulturë pushimesh
Të marrësh kredi për pushime duket se nuk është diçka e zakontë në vendin tonë. Ekonomisti Igli Tola tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se për shqiptarët është ende më e lehtë të mos bëjnë pushime fare se sa të marrin kredi për t’i realizuar ato.
Ai tha se ka edhe njerëz që e bëjnë këtë, por zakonisht janë çiftet e reja te të cilët ndikon shumë edhe Instagrami.
“Nuk është i lartë si numër, po të shohim trendin e kredive konsumatore, sepse pak a shumë në atë kategori përmblidhen.
Ka një trend këto tre katër vitet e fundit të rritjes së kredisë konusmatore në raport me portofole të tjera të kredive në Shqipëri që kryesisht janë kredi për përballimin e shpenzimeve të zakonshme e të përditshme, ku përfshihet edhe kryerja e pushimeve.
Por nuk besoj se është aq shumë fenomen. Është më shumë fenomen te të rinjtë, por nuk është aq trend i madh në vendin tonë”,-tha ekonomisti Igli Tola.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë