Ekperti Daci: Covid-19 vjen përmes ujit të rubinetit sepse ka fekale
Studiuesi për pastrimin dhe furnizimin me ujë, Bilbil Daci, është shprehur se përmes ujit të rubinetit përhapen edhe viruse të ndryshme, mes të cilëve edhe Covid 19.
Komentet Daci i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se uji i rubinetit në Shqipëri është i përzier me ujëra të zeza dhe përbanë rrezik për popullatën që e konsumon.
Ai tha gjithashtu se kombinimi mes acidit klorhidrik dhe karbonit që bëhet për të pastruar ujin, e kthen atë në toksin dhe tejet të rrezikshëm për shëndetin.
“Uji i pijshëm në Shqipëri është shumë i dëmshëm për shëndetin. Gjatë trajtimit të ujit duhet të përdoret acid klorhidrik. Për të eleminuar këtë erë të acidit klorhidrik, përdoret karbon dhe kombinimi mes tyre kthen ujin në toksik dhe shumë të dëmshëm për shëndetin.
Problemi i dytë është se prej ujit të rrjetit vijnë edhe viruset dhe njëri prej tyre është edhe Covid 19. Sepse nëse uji është i kontaminuar me ujëra të zeza, vjen edhe virusi dhe popullata e Tiranës është e infektuar tani. Nëse përmban ujëra të zeza, përmban edhe viruse.
Unë kisha të dhëna ndërkombëtare që vërtetonin se ujërat e zeza apo të ndotura përmbajnë edhe Covid dhe i kam dërguar këto të dhëna edhe në ambasada. Një pjesë e Parisit u bllokua uji për këtë shkak”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë