Ekskluzive| I dërguari i Gjermanisë: Nuk do pranojmë një republika Srpska në Kosovë
Manuel Sarrazin, i dërguari special i qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, një intervistë për emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania tha se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme të mos ketë tabu.
I pyetur lidhur me çështjen e asosacionit të komunave serbe, Sarrazin tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga ky diskutim. Diplomati i lartë gjerman u shpreh se skenari më i keq në këtë rast është krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që siç tha nuk do të pranohet.
“Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se skenari më i keq ndonjëherë është i gabuar. Mund të jetë krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që nuk është në interesin e askujt. Ne nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë. Unë mendoj se shumica e popullit të Kosovës, asnjë politikan i Kosovës nuk do të pranojë këtë gjë. Pra, është gjithashtu e qartë se nuk duhet të keni shumë frikë nga ky diskutim. Se duket sikur ka më shumë frikë që të mos behet ky diskutim. Është shumë e vështirë politikisht, sic dhe tema e njohjes sigurisht shumë e vështirë në Serbi. Por mendoj se kjo gjë nuk do të përfundojë mirë, nëse nuk fillojmë të prekim edhe çështje të vështira dhe gjithashtu të rrisim ndërgjegjësimin në shoqëri se: po, sigurisht që do të përballemi me vështirësi, por dua të them se mund të fillojmë të shohim si mund të duket kjo gjë”, u shpreh Sarrazin.
LEXONI GJITHASHTU:
- I dërguari gjerman: Procesi i Berlinit nuk është kundër asnjë projekti
- Ish-ministri serb: Deri më 31 dhjetor të formohet Asosacioni në Kosovë
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë