Ekskluzive/Ish-asistenti te Lyon e sugjeroi, zbulohen lidhjet e Sylvinho me Botafogo

15 Shkurt 2025 | 09:27

Lajmi se Sylvinho mund të largohet nga kombëtarja shqiptare në prag të kualifikueseve të Kupës së Botës ka tronditur opinionin sportiv, teksa gjithçka është e paqartë, pasi vetë trajneri ka refuzuar të japë informacione.

Euronews Albania raportoi më herët se tekniku është “joshur” nga telefonata që i ka bërë pronari i klubit, ndërsa gazetari Enriko Gabaj arriti të kontaktojë me burime të afërta me numrin 1 të kampionëve në fuqi të Brazilit, John Textor. Informacioni i konfirmuar është se emri i Sylvinhos u sugjerua në skuadër nga ish-asistenti i tij në periudhën që drejtonte Lyonin, Cacapa, që ka marrë detyrë drejtuese te Botafogo, përkohësisht është dhe trajner i skuadrës.

Sa i përket telefonatës që thuhet se është zhvilluar mes palëve ende nuk ka një informacion konkret çfarë u fol mes tyre, por në lidhje me këtë çështje mësohet se ishin në dijeni vetëm 3 persona nga Botafogo pronari Textor, drejtori sportiv Brito dhe trajneri i përkohshëm Cacapa.

Orët e ardhshme janë vendimtare, ku burimet bëjnë të ditur se trajneri i ri i Botafogo do të emërohet brenda 1 jave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026