Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka folur në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, lidhur me skandalin e ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ku ekipi i sigurimit tentoi t’i merrte Osmanit telefonin personal për kontroll, diçka që bie ndesh me konventat ndërkombëtare.
Bujupi tha se autoritetet në Maqedoninë e Veriut ishin njoftuar më herët me notë verbale për udhëtimin e Osmanit në territorin e vendit të tyre.
Ajo tha gjithashtu se udhëtimi i Osmanit në RMV ishte zyrtar, ku Presidentja do të zhvillojë edhe disa takime, por shtoi se edhe nëse udhëtimi do të ishte familjar, zyrtarët e lartë nuk preken për kontrolle, nuk shtyhen dhe nuk iu konfiskohen telefonat.
“RMV ishin patjetër të informuar për vizitën e Vjosa Osmanit përmes notës verbale. Para se të niste udhëtimi, shteti maqedonas ka qenë i njoftuar përmes notës verbale që Presidentja do të lëvizë në territorin e RMV-së, prandaj ne nuk jemi penguar dhe nuk jemi ndalur fare për kontroll në pikën kufitare në Bllacë.
Pra kanë qenë të njoftuar, ne kemi dëshmi për këtë, siç njoftohen të gjitha vendet pritëse sa herë që Presidejtja lëviz. Presidentja është gjithmonë person zyrtar, pavarësisht se ku udhëton, pra është imuniteti diplomatik, është Kreu i Shtetit dhe duhet të respektohet si e tillë. Presidentja ka vijuar udhëtimin e saj, nuk është kthyer dhe do të njoftohet për takimet e saj.
Ka qenë udhëtim zyrtar, por edhe në një udhëtim familjar, Presidentja nuk preket, nuk i konfiskohet telefoni, nuk shtyhet, nuk tentohet me iu konfisku një mjet pune që është personal i saj”, tha Bujupi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Skandali në Shkup, Presidenca e Kosovës: Shkelje e rëndë, Osmani s’e dha telefonin
- Osmani takim me krerët e partive në Kosovë: Ja për çfarë ramë dakord