“Dekonspiruan”- Prokurori italian kritika palës shqiptare: Mbledhja doli në gazeta

20 Qershor 2024 | 13:14

Nicola Gratteri, prokurori italian ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se mafia shqiptare është mafia e dytë më e fuqishme në botë pas asaj italiane sa i takon tregut të drogës.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu se si e vlerëson punën e kolegëve të tij shqiptarë, Gratteri tha se nuk ka pasur një eksperiencë të mirë, kur një vit më parë ka bërë një hetim të rëndësishëm me autoritetet shqiptarë.

Ai tha s epala shqiptare e dekonspiroi mbledhjen e përbashkët, ku të gjitha diskutimet e bëra u pasqyruan dhe në gazeta në Shqipëri.

“Një vit më parë kreva një hetim të rëndësishëm me autoritetet shqiptare. Nuk ishte aspak e mirë, pasi shumë gjëra përfunduan nëpër gazeta. Si për shembull edhe një mbledhje që duhej të mbahej e rezervuar, por që nuk u mbajt kurrë e tillë”,-tha prokurori.

Gratteri tha gjithashtu se korrupsioni dhe lidhjet mes personave të shtetit dhe atyre të krimit ekzistojnë në të gjithë botën.

Korrupsioni mes njerëzve të pabesë të shtetit ekziston në të gjithë botën e nuk mund të flitet në përqindje. Problemi ekziston edhe në Itali. Natysisht kjo është një dukuri shqetësuese, sepse një zyrtar i korruptuar në një proces gjyqësor, mund të cenojë punën e 100 personave”,-tha Gratteri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026