“Eksperimentova me qytetarët”-Dervishi tregon deklaratën e drejtorit të Ujësjellësit
Analisti Lutfi Dervishi është shprehur se në Shqipëri e gjithë vëmendja gjatë vitit të fundit është zhvendosur te opozita dhe puna e qeverisë nuk ka qenë në ‘lupë’.
Komentet Dervishi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit, sipas të cilit është rritur vlerësimi i qytetarëve për ecurinë e situatës në vend.
Dervishi tha se në Shqipëri edhe kur diçka shkon keq në qeverisje, qytetarëve u duket sikur keqqeveris opozita dhe jo mazhoranca.
Ai tha gjithashtu se për gjërat që nuk shkojnë, qytetarët janë të prirur të besojnë se nuk janë punë të qeverisë dhe si shembull për këtë mori deklaratën e një drejtori të Ujësjellësit në Sarandë, i cili tha se i kishte lënë qëllimisht njerëzit pa ujë, për të parë nëse do të reagonin ose jo, por që në fakt sipas tij, nuk pati asnjë reagim.
“Nëse flasim te elementi politik, këtu kemi parasysh një gjë, që në 365 ditë, 360 ditë i janë kushtuar opozitës. Dhe është ngarkuar opinion me gjendjen e opozitës, madje edhe kur ka ndodnjë gabim në keqqeverisje, duket sikur opozita nuk po qeveris mirë.
Pra qeveria nuk është vënë kurrë në lupë. Ekonomia nuk ka qenë fare pjesë e debatit. Hapësirën e ka zënë kakofonia. Ka qenë një rast anektodik në Sarandë. Në Vlorë rritet çmimi i ujit. Drejtori i Ujësjellësit në Sarandë që thoshte e kam mbajtur, ‘i kam lënë qëllimisht pa ujë të shikoja nëse do ankoheshin apo jo dhe nuk kam pasur asnjë ankesë’.
Këto trajtohen si fatalitete këtu dhe sikur nuk ka çfarë i bën qeveria këtyre gjërave. Optimizmi këtu është politik më shumë se diçka reale. E kundërta, nëse do të ishin kaq të lumtur njerëzit do të shiheshin edhe në rrugë, por në rrugë nuk shikon asnjë të lumtur”, tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:14 Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
- 13:13 OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare
- 13:00 Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg
- 12:58 Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen